MENU
klinika

20 vjet nga përfundimi i luftës

Marrëveshja me Serbinë, Thaçi del me një kërkesë

20.02.2019 - 11:45

I pranishëm në konferencën me temë “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ Kosovë-Serbi”, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e cilësoi normalizimin e raporteve mes dy vendeve si të pashmangshëm.

Sipas tij edhe pse kanë kaluar 20 vite nga përfundimi i luftës së fundit, Kosova e Serbia nuk kanë arritur një marrëveshje që çon tek paqja mes dy vendeve.

Thaçi vuri theksin tek fakti se duhet të lihen pas armiqësitë dhe të arrihet marrëveshja përfundimtare.

Që një vit jemi duke diskutuar për procesin më të rëndësishëm që e kemi si shtet, nga ku varet qëndrueshmëria si shtet dhe anëtarësimi në BE.

Normalizimi i marrëdhënieve në mes dy shteteve është i pashmangshëm. U bën 20 vjet nga përfundimi i luftës, Kosova dhe Serbia ende nuk kanë arrit një marrëveshje të mirëfilltë që do të arrinte paqen.

Besoj fuqishëm në këtë qëndrim se ka ardhur koha që të lëmë prapa armiqësinë dhe të bëjmë marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Thaçi.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi