MENU
klinika

Deklarata

Marrëveshja me Serbinë, Thaçi flet për dorëheqje

26.02.2019 - 09:03

Në një intervistë për mediat, presidenti Thaçi deklaroi se nëse nuk arrihet marrëveshje me Serbinë, ai do të japë dorëheqje.

Ai theksoi se nuk do të shkelë kurrë Kushtetutën dhe se marrëveshja sipas tij mund të arrihet.

Gjithashtu Thaçi vijoi më tej duke thënë se marrëveshja me Serbinë nuk prek asnjë centimetër të Kosovës.

“Edhe kritikët të mos mendojnë që do të shkel Kushtetutën. Kushtetutën nuk e shkel kurrë, por për ta ndryshuar po. Mund të arrijmë marrëveshjen, pastaj i propozohet Kuvendit të Kosovës, i cili e aprovon ose jo.

Nëse Presheva, Medvegja dhe Bujanovci i bashkëngjiten Kosovës me marrëveshje, dhe Kuvendi i Kosovës nuk e aprovon, unë jap dorëheqje, ose shpall referendum.

E di që në referendum fitoj 80%, sepse 99% e qytetarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc e përkrahin bashkëngjitjen me Kosovën dhe rreth 75-80% e qytetarëve të Kosovës aktualisht e mbështesin këtë bashkëngjitje. Kështu që unë po përçoj vetëm vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe të Preshevës.

Nuk do të ketë kufij me baza etnike. Kosova do të jetë multietnike, Serbia do të jetë multietnike. Nuk do të ketë cenim të pasurive shtetërore të Kosovës. Trepça ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë pronë e Kosovës. Edhe bashkimi i qytetit të Mitrovicës do të ndodhë.

Edhe Ujmani ka qenë dhe do të mbetet pronë e Kosovës. Unë e kam vizituar dhe njerëzit mendojnë se kam shkuar për të shëtitur.

Jo. Ka qenë mesazh i qartë që ai që e prek Ujmanin, prek kombin shqiptar. Dhe nuk ndahet mirë”, tha ai.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi