MENU
klinika

Deklarata

Marrëveshje e dytë Rama-Basha ? Flet Berisha

05.02.2019 - 22:18

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me një marrëveshje të dytë Rama-Basha si ajo e vitit 2017.
Berisha u shpreh se nëse një marrëveshje e tillë ndodh sërisht do të ishte një “vetëvrasje” politike.

rama-berisha-vrasja ne bularat-konica.al

“Marrëveshja e 17 majit ka pasur një qëllim kryesor; të krijojë klimë për zgjedhjet. Ajo nuk i krijoi. Pa rrëzuar Edi Ramën, shqiptarët nuk do të votojnë me votë të lirë. Njeriu duhet të bëjë gjithçka për të shmangur më të fundit, dhe më e fundit është që qytetarët të krrehin me mos bindje civile. Edi Rama kishte provë zgjedhjet e përgjithshme.

Marrëveshje tjetër do të ishte vetëvrasje. Ka vetëm një skenar që mund të rikthejë votën në Shqipëri dhe ky është skenari venezuelian. Nëse shqiptarët nuk zgjedhin të sakrifikojnë, shqiptarët kanë vetëm një fat, eksodin masiv.

Ky nxit gjithnjë e më shumë që opozita duhet të rikthejë votën e lirë, atë që po bëjnë venezuelianët ndaj një tirani. Sot bota, në një rast unik në histori, ndonëse ai u zgjodh. Edhe opozita venezueliane nuk i mbushi rrugët atëherë, por sot u mbush kupa.” deklaroi ish-kryeministri.