MENU
klinika

“Ke parë ndonjëherë femra që duan të varfrit?”

Marsel Panjoli/ Mjeshtri që nuk resht së inspiruari

25.02.2019 - 12:16

Marsel Panjoli, dramaturgu, romancieri dhe regjisori i famshëm francez lindi më 28 shkurt 1895. Ndoqi studimet për letërsi në universitetin e Aix-en-Provence para se të vendosej në Paris për t’u bërë shkrimtar. Marsel Panjoli ishte një nga personalitetet më me ndikim në kinemanë franceze të gjysmës së parë të shekullit të njëzet.

Një eksponent kryekëput i dhënë pas kulturës popullore – disa do thoshin populist – dhe teatrit si një burim frymëzimi në lidhje me kinematografinë. Ishte gjithashtu një prodhues energjik, një kampion i suksesshëm i kinemasë franceze kundër rivalit të Hollivudit dhe një portretist shumë i dashur i Marsejës dhe Provansës ruarale. Edhe në ditët e sotme emri i tij vijon të mbetet mishërim frymëzimi.

Në vitin 1924 filloi të shkruante pjesë teatri. Edhe pse pjesa e parë nuk u prit mirë nga kritika, Panjoli nuk u dorëzua, por vijoi të shkruante pjesën “Topazi”, ndjekur nga “Mariusi”, pjesë e cila do t’i dhuronte një sukses të vërtetë.

I talentuar dhe i dashuruar pas zakoneve të vendlindjes, jeta e tij profesionale do ndahej midis teatrit dhe kinemasë, çka do ta shndërronte atë në mjeshtrin e “teatrit të filmuar” në saje të trilogjisë së tij të famshme marsejeze: “Mariusi”, “Fani” dhe “Cezari” shkruar për skenën para se ta përshtaste për ekranin.  Dramaturg dhe poet, Marsel Panjoli arrinte të risillte në vëmendjen e krijimtarisë së tij një Provansë të gjallë, duke përshkruar mes të qeshurave dhe emocioneve shpirtin dhe zakonet e jugut. Talenti i tij, i cili i kapërcente kufijtë, e përjetësoi duke i mundësuar vendin e merituar në Akademinë Franceze më 4 prill 1946.

FRANCE – CIRCA 1947: In 1947, French Writer, Playwright And Filmaker Marcel Pagnol (Aubagne, 1895 And Paris, 1974) Becomes A Member Of The French Academy, After Being Nominated In 1946. (Photo by Keystone-France/Gamma-Keystone via Getty Images)

Në vitin 1936, Panjoli drejtoi filmin “Cezari”. I kushtonte një rëndësi të madhe cilësisë së zërit dhe dialogut të filmave të tij, gjë e cila e bëri të ndihej një drejtor i respektuar. Ka shkruar vepra të shumta, ndër të tjera:  “Lavdia e tim eti”, “Gruaja e bukëpjekësit”, “Kështjella e nënës sime”, “Mariusi”, “Topazi”, “Koha e sekreteve”, “Kopër për dashuri”  etj.

Në vitin 1946 u bë pjesë e Akademisë Franceze, kurse në vitin 1960 kryesoi Festivalin e Filmit në Kanë. Në vitin 1954, pas vdekjes së vajzës së tij, Estela 4 vjeçare, u tërhoq nga kinemaja për t’iu përkushtuar shkrimit të romaneve autobiografike. Vdiq në vitin 1974 në shtëpinë e tij në Avenue Foch në Paris.

Fransua Moriak, në bllokun e tij të shënimeve do përvijonte një portret miqësor: “Panjoli, i vetmi që nuk ka një piedestal. Duket sikur ka rrëshqitur në këtë paradhomë të përjetësisë përmes dritares, i vetmi që arrin thithë ajrin nga jashtë”.

“Njeriu nuk është bërë për të punuar, dhe kjo duket sepse puna e lodh atë”.

“Nderi është si shkrepëset: shërben vetëm një herë”.

“Të qeshurit është një dhuratë e Perëndisë për meshkujt, që t’i ngushëllojë se janë i nteligjentë!

“Ambicia është pasuria e të varfërve”.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit