MENU
klinika

Trashëgimia Kulturore

Marshi i radhës, Ministria e Kulturës restauron muzeun

12.02.2019 - 13:13

Në qytetin e traditës dhe të kulturës në Korçë po marrin rrugë shumë iniciativa për rikonfigurimin dhe restaurimin e shumë objekteve arkitektonike të vjetra me rëndësi unike për zonën.

Në moton ‘’Bashkohu me ne’’ që duhet ndjekur nga të gjithë ata që i japin rëndësi kulturës dhe trasshëgimisë shqiptare, dhe me projekte të qarta të veprimtarisë së saj, Ministrja e Kulturës, Elva Margariti vizitoi Muzeun Kombëtar të Arsimit në Korçë, një nga ndërtesat emblematike të Korçës. Kjo ndërtesë është e vizitueshme në çdo kohë dhe në çdo periudhë nga shumë shqiptarë.

Ministrja e Kulturës theksoi rëndësinë e këtij muzeu unik, ajo ka shprehur iniciativën për rikonstruktuimin e plotë të këtij objekti. Ky lloj rikonstruksioni të bëhet si nga forma dhe nga përmbajtja e tij. Si nga forma arkitektonike e gjithashtu dhe nga ana muzeale e tij.

Ndër të tjera ministrja thekson se “Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë në Korçë ka hartuar projektin e plotë të restaurimit dhe në kuadër të Samitit të Diasporës, ky projekt do të prezantohet si një nga ndërtesat e rëndësishme të historisë shqiptare. Objekti parashikon restaurimin e të gjithë strukturës dhe elementeve tradicionalë, duke ruajtur të gjithë elementët. Projekti parashikon realizimin e sondazheve dhe analizat e nevojshme për objektin për të pasur një situatë të qartë të ndërhyrjeve”

Drejtoria Rajonale Kulturës Kombëtare Korçë me anë të projektit të saj dhe në bashkëpunim institutcional parashikon edhe restaurimin e murit rrethues me muraturë guri, me elemente të kangjellave metalike, si edhe sistemim të oborrit me pllaka guri, pastrim i monumentit dhe trajtimi i sipërfaqeve gjelbëruese.

Kjo ndërtesë është unike në lloji ne vet. Dikur në të banonte Diamanti Terpo, i cili ia dhuroi më pas shkollës së parë shqipe që u hap më 7 mars 1887 nga patrioti i madh Pandeli Sotiri. Ajo është cilësuar si monument i Kategorisë së Parë në vitin 1973. Kjo për faktin që është Mësonjëtorja e Parë Shqipe në Korçë.

Aty janë pasqyruar moritë e alfabeteve që kemi deri më sot, historia e shkrimit shqip, fakte të Kongresit të Manitirit, abetarja e parë shqip (eventari, 1744) e hartuar kjo nga vithkuqari dhe patrioti i madh Naum Panajot Bredhi (Veqilharxhi).

Ndërtesa si funksion institucional ka një histori të dhimbshme në peripecitë që ka pasur për tu hapur e mbulluar, në luftën midis regjimit turk që nuk e donte të hapej si dhe e grekërve që nuk dëshironin një shkollë të tillë shqipe.

Ajo u hap për 15 vjet dhe u mbyll në vitin 1902, për t`u riçelur në vitin 1908. U mbyll përsëri në vitin 1912 dhe u hap pas pesë vjetësh, më 1917. Ky institucion arsimor ka pasur ndihmës shumë figura kombëtare të rilindjes, ku ndër to mund të përmendim vëllezërit Frashëri, Asdreni, Petro Nini Luarasi, motrat Qiriazi etj etj.

Ajo ngelet si një dëshmi unike e institucionalizimit dhe ngritjes së arsimit të kombit shqiptar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!