MENU
klinika

Emrat

Mbledhja e qeverisë, këta janë dy zv.ministrat e rinj të Arsimit

13.02.2019 - 11:57

Gjatë mbledhjes së qeverisë ditën e sotme janë emëruar 2 zëvendës ministrat e rinj të ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se dy zv. ministrat e rinj janë Redi Shtino dhe Lorena Haxhiu.

Shtino dhe Haxhiu kanë zëvendësuar Besa Shahinin e cila tashmë është emëruar ministre e Arsimit dhe Taulant Mukën i cili dha dorëheqjen nga posti i zv. ministrit.