MENU
klinika

Befasi

“Mbretëresha” bie nga froni!

26.02.2019 - 14:39

Problemet e saj me shëndetin mendor, por edhe shkëputja nga muzika për një kohë të gjatë, kanë bërë që Selena Gomez të mos jetë më femra më e ndjekur në “Instagram”.

Ajo nuk është më “mbretëresha” e rrjetit social. Këngëtarja është rrëzuar nga froni nga Ariana Grande.

Selena mbante vendin e parë si femra më e ndjekur në rrjetin social, por tani ka kaluar në vendin e dytë. Grande ka 146.258.213 ndjekës ndërsa Selena 146.257.849.

Ndërkohë, personi më i ndjekur në botë në këtë rrjet social, me një diferencë të madhe nga të tjerët, është ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, të cilin e ndjekin në “Instagram” 155 milionë persona.