MENU
klinika

Deklarata

Mbyllet protesta/ Basha: I vumë kyçin parlamentit të krimit

21.02.2019 - 13:12

Kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar protesta në të gjithë vendin. Në mbyllje të protestës së sotme, në selinë e PD para mijëra protestuesve Basha tha se Shqipëria do ketë një të ardhme dhe ky është mesazhi i popullit. Bëhuni gati, iu tha Basha shqiptarëve.

“Shqipëria do jetë e njerëzve të ndershëm të këtij vendi që duan ti japin fund padrejtësië. Duan t’i japin fund pandëshkueshmërisë. Duan t’i japin fund parlamentit të krimit.
Së bashku me vullnetin tuaj, me zgjedhje europiane do kemi një qeveri të popullit, për popullin dhe nga populli.
Shqipëria do ketë një të ardhme, ky është mesazhi i gjithë popullit. Bëhuni gati anembanë vendit. Zoti e bekoftë Shqipërinë fitore”, tha Basha.

“Misionarë të shpresës opozita parlamentare sot dorëzoi mandatet dhe i vuri kuçin parlamentit të krimit. Prej ditës së sotme ne jemi qytetarë të thjeshtë në krahun tuaj, me ju dhe për ju. Nisëm sot një rrugëtim shprese që nuk do ndalet derisa të largojmë kryehajdutin. Në çdo cep të Shqipërisë le të nisim këtë rrugëtim shprese dhe force të pandalshme dhe popullore për rrëzimin e regjimit kriminal, largimin e Maduros dhe për të rikthyer në çdo vatër besimin se e nesërmja po vjen, po miq Shqipëria do të ketë të ardhme dhe kjo nuk i takon kriminaleve, Nicave, Shullzëve, narkotrafikantëve, oligarkëve hajdutë që u kanë hequr bukën e gojës fëmijëve tuaja, nuk i takon njeriut që e solli këtë të zezë, Ramës dhe bandës së tij hajdute.”- tha Basha.

Ai e ka mbyllur duke kënduar himnin kombëtar së bashku me protestuesit dhe simbolin e shqiponjës.