MENU
klinika

'Shpërthen' ish-ministri

“Mea culpa”? Mediu akuza edhe PD: Ja gabimet tona!

12.02.2019 - 17:36

Komisioni i Ligjeve miratoi shtyrjen me një vit të afatit për verifikimin dhe regjistrimin e titujve të tokës bujqësore, ndërsa adresoi edhe një problematikë të shfaqur në zonën e Divjakës, ku mospërputhja e tokës me vendbanimin mbante të bllokuar regjistrimin e pronës.

Klotilda Ferhati, deputete e Partisë Socialiste, tha: “Por e kanë marrë në fshat tjetër, ama gjendja civile nuk përkon me tokën ku e kanë. E përdorin që nga ‘91, duhet mekanizëm ligjor që t’u jepet titulli i pronësisë”.

Kreu i republikanëve, Fatmir Mediu e quajti ligjin antikushtetues, ndërsa referuar problematikës me pronat drejtoi gishtin e akuzës si nga socialistët, ashtu edhe nga aleatët e tij demokratë, të cilët nuk erdhën në komision:

“Koncepti është leninist që toka i përket atij që e punon. Keni shkatërruar të drejtën e pronësisë në Shqipëri. Të gjitha palët politike që kanë qenë në qeveri për interesa sa politike, sa elektorale dhe korruptive. Në mënyrë të veçantë ky ligj. Ka deputetë sot që kanë prona në toka në ferma bujqësore, deputetë që nuk kanë asnjë lidhje me pronën”.

Ulsi Manja u përgjigj: “Nuk po ia marrim as po ia japim pronën kujt, thjesht po krijojmë mundësi që të bëhet verifikimi i titujve të pronësisë dhe regjistrimi”.

Nisma kaloi me votën kundër të 3 deputetëve opozitarë.