MENU
klinika

Detajet

Mega-operacioni antidrogë godet 4 grupe kriminale, arrestohen 21 shqiptarë

12.02.2019 - 09:54

Një operacion anti-drogë i zhvilluar nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza ka goditur 4 grupe të trafikt të drogës.

Në kudër të këtij operacioni, janë arrestuar 6 italianë dhe 21 shqiptarë.

Operacioni nisi në calabri, Toscana, Emilia Romagna, Sicili dhe Lombardi.

Ndërkohë bëhet me dije se në Shqipëri operacioni po vijon ende në Vlorë.

Të arrestuarit akuzohen për krijimin e organizatave kriminale, për trafik ndërkombëtar të drogës, armëve dhe municioneve.

Trafiku realizohej nga Shqipëria në Itali dhe vende të tjera.

Hetimet kanë zgjatur më shumë se dy vite dhe në këtë operacion morrën pjesë mbi 100 efektivë.