01.02.2019 - 19:15
Kancelarja gjermane, Angela Merkel është larguar përfundimisht nga rrjeti social “Facebook”, i cili kohët e fundit ka pasur largime të shumta, madje edhe personazhe të famshëm.
Të gjitha tashmë janë të drejtuar drejt “Instagramit” dhe këtë gjë e ka bërë edhe kancelarja gjermane. Drejtuesja e qeverisë federale ka publikuar një video-mesazh në faqen e saj duke falenderuar mbështetësit dhe u kërkon atyre që ta ndjekin në “Instagram”.
E hapur në mars të 2009, faqja zyrtare e Merkel në Facebook numëronte 2.5 milionë ndjekës. Motivi i këtij largimi, duket të jetë abuzimi me të dhënat personale nga rrjeti social me më shumë përdorues në botë.