MENU
klinika

Kontratë e përkohshme në administratë

Merret vendimi për numrin e punonjësve

28.02.2019 - 14:34

Ka ndryshuar numri i punonjësve me kontratë të përkohshme në njësitë e qeverisjes qendrore.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave të miratuar një ditë më parë, numri i tyre bëhet 1698 punonjës për vitin 2019. Ndërkohë, gjatë vitit të kaluar numëroheshin 1989 punonjës me kontratë të përkohshme.

Ndërkohë, në këtë vendim krahas numrit të punonjësve janë bërë edhe disa shtesa që përfshijnë ndarje të reja ndërmjet njësive të qeverisjes qendrore.

Ministritë dhe institucionet përkatëse duhet të depozitojnë pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë detajimin e numrit të punonjësve, kategorinë përkatëse të pagës dhe brumin e financimit të tyre. Vendimi hyn në fuqi menjëherë pas botimit në “Fletoren Zyrtare.”