MENU
klinika

Takimi

Meta me Majlinda Bregun: Puna e saj do jetë sukses

01.02.2019 - 13:43

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kreu i Shtetit e cilëson kënaqësi të veçantë momentin takimin me Bregun ndërsa shprehet se puna e saj do të jetë një sukses.

Meta nuk kursen edhe mbështetjen për të dhe për projektetet që nxisin ndërlidhjen dhe pajtimin rajonal.

“Kënaqësi e veçantë të takohesha me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu. Suksesi i punës së saj do të jetë sukses i #RCC dhe i bashkëpunimit rajonal. Mbështetje të plotë projekteve që nxisin ndërlidhjen dhe pajtimin rajonal”, shkruan Meta.