MENU
klinika

Sfidat e rajonit

Meta në Senatin Amerikan: Rusia në interes të destabilizimit të rajonit

05.02.2019 - 15:39

Presidenti i Republikës së Shqiperisë Sh. T. Z. Ilir META, ishte i Ftuar Nderi në Senatin amerikan nga Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes, Senatori Jim Inhofe, për të mbajtur fjalën në forumin me temë: “Sfidat e Rajonit të Europës Juglindore dhe përballja me ndërhyrjen nga Rusia”.

Duke folur për rajonin Meta tha: “Ndryshimi i vetëm kufitar për të cilin duhet të punojmë natë e ditë në rajonin tonë është zgjerimi i plotë i kufirit europian në Ballkanin Perëndimor” nënvizoi Meta.

Ndërsa nënvizoi nevojën që Shtetet e Bashkuara të përqendrohen në Ballkan.

“Jemi realistë se sfidat gjithnjë e në rritje, me të cilat përballet SHBA-ja në arenën globale, por jo vetëm ato, tranzicionet e BE-së, si dhe sfidat e brendshme strukturore me të cilat përballet Aleanca, kërkojnë dhe meritojnë vëmendje të plotë. Është koha për të ngritur flamurin sinjalizues e një rreziku potencial që mund të krijojë e të lerë një vakum në rajon, i cili mund të mbushet nga ekstremizmi fetar me ndihmën e disa fuqive të huaja.

meta ne samitin amerikan-konica.al

Vetëm pak javë më parë, Shqipëria dëboi ambasadorin iranian në Tiranë, së bashku me njërin prej diplomatëve të tyre, të cilët po rrezikonin sigurinë tonë kombëtare. Zvogëlimi dhe mungesa e koordinimit të SHBA-ve dhe Bashkimit Europian si dhe përfshirjes së tyre në Ballkan mund të krijojë një vakum që do të rriste praninë e Rusisë dhe aktorëve të tretë në rajon. Suksesi i një paqeje të qëndrueshme në rajon ka ardhur si rezultat i partneritetit të fortë transatlantik, i cili mbetet jetik edhe sot, pavarësisht dallimeve. Destabilizimi i rajonit është në interes të Rusisë, ndërsa fati i tij në rajon është në BE dhe në NATO gjithashtu.

Gjatë vizitës së tij në Beograd, Presidenti Putin akuzoi SHBA-në dhe BE-në se po përpiqen të destabilizojnë seriozisht rajonin.

Në të vërtetë, ne dëshirojmë që Rusia të respektojë aspiratën euroatlantike të vendeve në rajon.

Jemi realistë për faktin se e kuptojmë që fuqitë rivale dhe aktorët që sfidojnë Aleancën Euro-Atlantike janë të fortë, por ne duhet të jemi këmbëngulës në përballimin e këtyre kërcënimeve, nëpërmjet një partneriteti strategjik kolektiv në mënyrë të tillë që të gjithmonë të mbrojmë rajonin tonë dhe interesat e Aleancës.”

“Të thuash sot jam nga Shqipëria, je ‘sexy’, deri dje….”

Rama batuta me të rinjtë: Për të hyrë në administratë nuk duhet të kesh kushëri Ulsiun

Komuniteti mysliman: U bë realitet falë insistimit të Erdogan dhe vullnetit të Ramës

Hapet të enjten xhamia e Namazgjasë