MENU
klinika

Stabiliteti dhe paqja në rajon

Meta në Senatin e SHBA-së: Ndryshimi i vetëm në rajon do të jetë zgjerimi i kufijve

05.02.2019 - 17:26

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ishte i ftuar në Senatin amerikan, ku ditën e sotme ka lëshuar disa deklarata.

Në këtë senat i Ftuar Nderi nga Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes, ishte Senatori Jim Inhofe.

Gjatë takimit Meta vuri tek domosdoshmëria e stabilitetit, paqes dhe sigurisë afatgjatë në rajon duke shprehur hapur qëndrimin e tij tashmë të qartë kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.

meta ne samitin amerikan-konica.al

Sipas Metës i vetmi ndryshim kufijsh në rajon duhet të jetë zgjerimi i plotë i kufirit europian.

“Shqipëria ka qenë dhe vazhdon të jetë katalizator jetik për të zgjeruar kufijtë e NATO dhe Bashkimit Europian, pasi ato mbeten bazat e stabilitetit dhe begatisë në Ballkanin Perëndimor.

Ndryshimi i vetëm kufitar për të cilin duhet të punojmë ditë e natë në rajonin tonë është zgjerimi i plotë i kufirit europian”, – ka theksuar Meta në fjalën e mbajtur në Senatin amerikan.

“Të thuash sot jam nga Shqipëria, je ‘sexy’, deri dje….”

Rama batuta me të rinjtë: Për të hyrë në administratë nuk duhet të kesh kushëri Ulsiun

Komuniteti mysliman: U bë realitet falë insistimit të Erdogan dhe vullnetit të Ramës

Hapet të enjten xhamia e Namazgjasë