MENU
klinika

Gjirokastra e gurtë

Ministrja Margariti: Punë, të rijetësojmë traditën

25.02.2019 - 16:13

Gjirokastra, qyteti i vjetër dhe i gurtë, fare mirë mund të konsiderohet si një destinacion mirëfilli turistik dhe kulturor, kjo falë investimeve dhe rijetësimit të zonës së pazarit.

Atje gjen në çdo orë të ditës, plot turistë vendas dhe të huaj, të cilët, me kënaqësi admirojnë trashëgiminë kulturore, apo shijojnë kulinarinë e shumllojshme nga duart e zonjave gjirokastrite.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, është shprehur për Gjirokastrën, se, “kemi marrë përsipër të realizojmë atë që premtuam: t’i kthejmë Gjirokastrës, kurorën e krenarisë shqiptare. Sot, Gjirokastra është shndërruar në një kantier të madh, ku punohet në shumë fronte”.

Tashmë Pazari i ri, i rijetësuar, ka një gamë të gjerë produktesh vendase, nën markën “Made in Albania”. Aty mund të befasohesh nga shijet e prodhimeve tradicionale, si: zahire, gliko, trahana, raki, çaj mali, aroma dhe tradita e gjysheve nga Lunxhëria, Pogoni, Zagoria dhe Libohova.

“Kemi bërë shumë, por do të bëjmë edhe më shumë” – ka theksuar ministrja Margariti, për zhvillimin dhe kultivimin e traditës në kohët moderne.