03.02.2019 - 16:25
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve zhvilloi mbledhjen e 10-të të Komitetit të Reformave.
Gjatë mbledhjes u miratuan planet operacionale të drejtorive për vitin 2019.
Referuar njoftimit zyrtar, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm Xhavit Çurri, gjatë fjalës së tij, nënvizoi ecurinë pozitive të reformave që po zbatohen nga administrata tatimore.
Gjithashtu, Çurri vuri në dukje progresin e bërë nga disa prej drejtoritë kryesore.
“Për vitin 2019, sfidat mbeten ambicioze në drejtim të përmirësimit të administrimit, rritjes së të ardhurave, si dhe ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për tatimpaguesit dhe qytetarët”, tha Çurri.