Ai është një nga futbollistët më të paguar në botë, por dashurinë e Bruna Marquezina nuk arriti ta “blejë” dot.
E kemi fjalën për Neymar, i cili pak kohë më parë u nda nga e dashura e tij braziliane edhe pse shpesh është shprehur tejet i dashuruar me të.
Por pavarësisht këtij fakti, braziliani nuk qëndron shumë kohë vetëm. Të martën ai festoi ditëlindjen e tij të 27-të, së bashku me miqtë e tij të PSG, por jo vetëm.
Në festën e madhe të zhvilluar në kryeqytetin francez morën pjesë e edhe shumë yje të tjerë të showbiz. Mes tyre ra në sy edhe bukuroshja turke, modelja Elif Aksu.
Por ajo që u ka bërë më shumë përshtypje të pranishmëve ka qenë afrimiteti i shfaqur nga braziliani me turken simpatike, saqë në mediat rozë menjëherë nisën aludimet duke e bërë turke të dashurën e re të sulmuesit të PSG.
Deri tani nuk kemi pasur një konfirmim nga palët, ndërsa këtë do të konfirmojë koha.