MENU
klinika

100-vjetori i lindjes

Zaloshnja, shkrimtari që lindi dhe vdiq me pushkë në dorë

28.02.2019 - 15:25

Shkollën fillore Moisi Zaloshnja e mbaroi në Zaloshnje, me mësues Petref Therepeli. Klasën e V (e pestë), e bëri te një i kushëri i tij, në Lushnje, ndërsa klasën e gjashtë dhe të shtatë, e mbaroi në shkollën “Qytetëse”, në Berat. Sipas të moshuarëve të fshatit dhe vetë babait Qazimit, shkollën e mbaroi me nota shumë të mira. Këtë e tregon më së miri edhe vetë krijimtaria, talenti i poetit dhe i shkrimtarit të ardhshëm, nga vjersha, me titull, “Flamuri “, të cilën po e pasqyroj në këtë faqe.

Më vonë, babai e dërgoi në shkollën Normale, në qytetin e Elbasanit ,të cilën edhe atë e mbaroi me nota shumë të mira. Mbas përfundimit të kësaj shkolle, me tradita të shkëlqyera, ai filloi punën si mësues në Kapinovë të Beratit. Në vitin shkollor 1945 – 46, Moisiu ynë, është mësues në vendlindje, me 30 nxënës. Si në Kapinovë dhe në Zaloshnje, i mësoi nxënësit, me dashamirësinë për dijen dhe atdheun. Nuk e vazhdoi gjatë këtë punë se atdheu, ishte i robëruar dhe donte çlirimin e tij. Prandaj, trimi i fshatit, mori pushkën për lirinë e vendit.

Atdheu dhe zëri trumbetar i Moisiut

Në mendjen e në dejet e Moisiut djaloshar, rrihte çështja e çlirimit të vendit . Formimi i Partisë Komuniste Shqiptare, më 8 Nëntor 1941, në Tiranë, bëri që edhe në Zaloshnjen e Skraparit,të përhapeshin idetë komuniste. Këto mësime, ishin përhapur në fshat, nga komunisti Shkëlqim Hysen Dosti dhe Veri Dosti, që nga vitet, 1941 – 42. Ata qenë komunistët e parë të fshatit. Shkëlqim Dosti, ishte pranuar antar partie, në Nëntor 1941, në Grupin Komunist të Korçës dhe Veri Veli Dosti, pranohet si antar i Partisë Komuniste që më 15 shkurt 1942, nga shkolla Teknike e Korçës. Këto ide, u përhapën në të gjithë fshatin. Më datën 23 .06.1942,u formua në këtë katund, Aktivi i Parë i Rinisë së Zaloshnjes.

Moisiu, sipas historikut të fshatit, ndodhet në faqen 53, numri 12. Më 14 korrik 1942, mbas 22 ditësh, formohet në oborrin e shkollës fillore, çeta e fshatit, me komandant Sako Agush Shimi, pjesëtar i së cilës qe dhe Moisiu. Merr pjesë në rrethimin e çarmatimin e milicisë fashiste në 29-31 gusht 1942, në Mëlovë. Moisiu, ka marrë pjesë në zgjedhjet e këshillave nacionalçlirimtare në Tomorricë, në vitin 1942, në fshatrat: Ujanik, Gradec, Shpatanj dhe në Trebël. Më 15 shkurt 1943, Moisiu zgjidhet sekretar i krahinës së Tomorricës. Më 10 prill 1943, në lagjen e Sojatit të fshatit të Zaloshnjes, në shtëpinë e Zenel Sojatit, bëhet mbledhja e parë e Grupit të Edukimit Komunist, ku merrnin pjesë: Shkëlqim Zaloshnja, përgjegjësi i grupit, Moisi Dosti, Mete Zhiti, Shkëlqim e Veri Dosti, Xhevit e Gramoz Dosti, N.Sulaj,Zenel Sojati, dhe të tjerë, ku në shtëpinë e tij, bëhet mbledhja.

(Moisiu dhe një shoku i tij, pranë shtëpisë në Zaloshnje)

Në korrik 1943, në Tomorricë, krijohet organizata e partisë. (shih listën më lartë) me përgjegjës, Kamber Cerova dhe me sekretar politik, Moisi Zaloshnja. Më 10 shtator, 1943, Moisiun,do ta shohim në një detyrë të re të asaj mbledhjeje komuniste. Ai zgjidhet, sekretar i celulës.

Si pjesëmarrës i batalionit territorial të Zaloshnjes,merr pjesë në luftime, kudo që shkoi ky batalion, deri dhe në Sotirë e Sulovë, në Vodicë e në korrik 1943, në Qafën e Kiçokut. Ka qenë në shërbim të punimeve të Konferencës së Rinisë Komuniste Shqiptare, që u bë në 9- 13 qershor 1943, në fshat, për shpërndarjen e letrave në terren.

Më 25 shtator 1990,kur unë isha përgjegjës i arkivit të komitetit të partisë të Skraparit, Selim Beqiri, shefi i Arkivit Qendror të Partisë, organizoi një takim me punonjësit e arkivave të rretheve në Durrës. Aty shkëmbyem përvojën tonë. Arkivi i Skraparit, u nderua, nga puna e mirë që kisha bërë. Po atë ditë, atje, takova ish-sekretarin e komitetit të partisë, shokun Novruz Greva. Biseduam me atë, gati një orë. Midis të tjerave, ai më tregoi për punën e tij dhe të shokëve të Tomorricës, në vitet e LANÇ. Ja disa të dhëna, nga ajo bisedë: Në muajin dhjetor 1943, në Mëlovë, në shtëpinë e Isufit, u bë mbledhja e Aktivit të rinisë komuniste, të Tomorricës, ku morën pjesë: Moisi e Shkëlqim Zaloshnja, Mete Zhiti, Enver Mëlova, Zenel Sojati…. Gjatë LANÇ, Shkëlqim Zaloshnja, më dërgon një letër, ku duhet të takoheshim në Gjerbës. Në Gjerbës, na foli shoku Kahreman Ylli dhe na ngarkoi me detyra. Në këtë mbledhje urgjente, ishin shokët: Shefit Furtuna, Isa Lajthia, Moisi Dosti, Zenel Sojat dhe Enver Mëlova.

(Moisiu dhe i vëllai, Kahremani,)

Na foli e na foli për situatën e luftës dhe më pas nga Gjerbësi, shkuam në shkollën e Zaloshnjes. Edhe atje na foli pastaj na caktoi detyrat që do bënim. Ai fliste shumë mirë për trimat e Zaloshnjes, si për: Moisiun, Shkëlqimin, Zenelin, Shefit Furtunën, Qemal Çelën,Veri e Hysen Zaloshnjen e shumë të tjerë. …Unë mësova shumë nga ata, Asqeri. Ata, i nderoj edhe sot.” Novruzi fliste dhe në dorë mbante një stilolaps. Unë i bëra një pyetje: -Kur u pranove komunist? U mendua një çast dhe pastaj, tregoi: -Ishin vite lufte, Asqeri. Duhej të kishte sa më shumë komunista, që të ishin pararoja e popullit. Unë u pranova si i ri komunist, aty nga prilli i vitit 1943 në aktivin e Rinisë të zonës së Tomorricës, me qendër në Zaloshnje. Pastaj, dokumentin e mora në Mëlovë, në shtëpinë e Isuf Mëlovës, nga Kahreman Ylli, ku ishin dhe: Moisi Zaloshnja, sekretari i rinisë, Shkëlqim Zaloshnja, Sinan Mëlova, Xhevit Zaloshnja e Mete Zhiti.

Moisiu dhe një shoku i tij, pranë shtëpisë Zaloshnje.

Në aksionet luftarake, Moisiu, ishte në ballë të detyrave. Ai, ishte një jeniçer i zoti. Moisiu, dha ndihmesë për mobilizimin e popullit të fshatit, për të shkuar në shpellat e malit, për mbrojtjen nga gjermanët, në vitin 1944. Shpella e Madhe, qe vendi, ku u strehuan fshati i Zaloshnjes. Fisi “Diko”, u strehua me të tjerë nga fshati, në një shpellë tjetër, aty afër Shpellës së Madhe. Viti 1943, qe shumë i ngarkuar me detyrat e kohës për Moisi Dostin, i cili qe shumë aktiv.

Prej 15.02 .1943 dhe deri në vitin 1947, në Tomorricë, ishte vetëm një organizatë partie, ku bënin pjesë dhe komunistët e Zaloshnjes. Sekretari i kësaj organizate , deri në fillim të vitit 1945, ka qenë Moisi Zaloshnja dhe më pas, u ngarkua, Isa Kushova. Është e vështirë të shkruhen të gjitha datat e e veprimtarisë së Moisiut, se ai, Shkëlqimi, Nekiu, Hyseni, Shefiti, Veriu, Xheviti, Hasan Sulaj, Qemal Çela, etj, ishin çdo ditë në krye të luftës çlirimtare, në Skrapar, veçanrisht në Tomorricë.

(Moisiu në LANÇ-re)

Viti 1944, do ta ngarkonte me shumë detyra për çështjen e atdheut. Në janar të vitit 1944, mori pjesë në Grupin e Skraparit. Në vijim të LANÇ, më 8 Gusht 1944, si një luftëtar i zoti dhe njeri me detyra të shumta çlirimtari, merr pjesë në Kongresin e Rinisë në Helmës të Skraparit. Në prill të vitit 1944, në Gjerbës të Tomorricës, u bë mbledhja e aktivit të rinisë. Aty u zgjodh këshilli i krahinës së Tomorricës, me këtë përbërje: Moisi Zaloshnja kryetar, Enver Kalemi antar nga Mëlova, Nesim Alimadhi Kuç, Njazi Pipero,Vishanj, Nevruz Greva- Grevë, Shaban Mezini -Dobrenj, Bato Lajthia, Gjerbës. Moisiu, u bë një militant i rinisë në Tomorricë, Skrapar dhe në n/prefekturën e Beratit. Ai shkëlqente.

Në muajin tetor 1944, Moisiu kryen detyrën e sekretarit të partisë, të Nënprefekturës – Skrapar, deri në dhjetor 1944. Gjithashtu, në tetor 1944, Moisi Dosti, me shokë skraparas dhe beratas, merr pjesë në çlirimin e Beratit, kundër forcave gjermane. Fotografia e mëposhtme, vërteton ekzaktësisht, pjesëmarrjen e Moisi Zaloshnjes dhe të vëllait, Kahreman Dostit Zaloshnja me shokë të tjerë beratas, për çlirimin e qytetit të Beratit, më 22 tetor 1944. Në zjarrin e aksioneve luftarake, ai u edukua dhe u burrërua, me frymën atdhetare. Kjo Epope Çlirimtare, do të pikturohej në mendjen e zemrën e tij, me të gjitha ngjyrat e asaj kohe çlirimtare. Ajo kohë, u pasqyrua më vonë në veprat e tij letrare. Dhe sot, kur Moisiu nuk rron fizikisht, kjo Epope që ai e kurorëzoi me shumë detyra udhëheqëse dhe me suksese, rron edhe nesër, në veprat e tij. Ata që janë të gjallë, e kujtojnë punën e tij me nder e krenari.

Nga Asqeri Diko

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit