MENU
klinika

Shuhet një familje

Moti shënon tragjedi, 4 persona mbyten në liqenin e Shkodrës

03.02.2019 - 19:41

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në qytetin e Shkodër nga moti i keq, pasi 4 persona janë mbytur në liqen.

Sipas raportimeve të para mësohet se 4 persona, 3 anëtarë të një familjeje, dhe një djalë nga Podgorica, janë mbytur në liqen teksa po udhëtonin me varkë.

Media malazeze ‘Vijesti’ raporton se në mes të viktimave ndodhet një familje me tre anëtarë nga Zeta e Malit të Zi dhe një djalë nga Podgorica.

Ndërkohë, bëhet me dije se ngjarja në fjalë ka ndodhur në ujërat e liqenit të Shkodrës, të cilat administrohen nga shteti fqinj.

Sipas dëshmive paraprake, janë mbytur fillimisht një burrë e grua së bashku me vajzën e tyre dhe një djalë që u përpoq t’i shpëtonte.

Varka kishte 9 persona, 5 prej të cilëve arritën të dilnin në breg, duke i shpëtuar në këtë mënyrë tragjedisë.

Drejtori i Parkut Kombëtar të Malit të Zi, Nenad Ivanoviq, konfirmoi për “Vijesti” se momentalisht vetëm një trup është gjetur, ndërkohë po kërkohet për personat e tjerë.

Departamenti i Emergjencave, përfshirë edhe një helikopter ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po punojnë për gjetjen e personave të tjerë.