MENU
klinika

Njoftim i Ministrisë së Shëndetësisë

MSH: Nga protesta 15 të plagosur, mes tyre policë e gazetarë

16.02.2019 - 16:05

Rreth 15 persona kanë mbetur të plagosur nga incidentet e dhunshme që u shënuan në protestën e sotme.

Mes 15 të plagosurve, bëhet me dije se janë pesë policë dhe dy përfaqësues të medias.

Deri tani Ministria e Shëndetësisë konfirmon se të plagosurit janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe se autambulancat dhe ekipet e urgjencës mjekësore janë në gadishmëri.