MENU
klinika

Fier

“Nami” me vjedhjet/ Arrestohet “skifteri”, 2 në kërkim

08.02.2019 - 11:16

Policia e Fierit ka arrestuar një 40-vjecar me inicialet A.M si dhe ka shpallur në kërkim A.H dhe E.V, të tre nga Vlora, pasi akuzohet se janë autorë të disa grabitjeve të ndodhura në zonën e Frakull Cakran dhe Varibob gjate tre muajve të fundit.

Gjithashtu ata akuzohen edhe për grabitjen e dyqani në pronësi të K.Ç në aksin rrugor Levan-Tepelenë dhe rezultojnë të dënuar disa herë për akuzën e vjedhjes.

Njoftimi nga policia:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë bën ndalimin e shtetasit A.M, 40 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve A.H dhe E.V.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri tjetrin, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, kanë vjedhur dyqanin në pronësi të shtetasit K.Ç. Policia po punon për dokumentimin e rasteve të tjera pasi këta shtetas janë të dyshuar edhe për disa vjedhje në zonën e Fierit dhe Vlorës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall