MENU
klinika

Debati

Nazarko i përgjigjet Kryemadhit: Të gjithë partitë blejnë vota

07.02.2019 - 21:47

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e pranishme në emisionin televiziv “Të Pa Ekspozuar”, tha se Edi Rama është mjeshtër i përpunimit të informacionit.

Në një replikë me gazetarin Mentor Nazarko për vjedhjen e votave, Kryemadhi tha se nëse do të ishte kapur një i LSI-së duke blerë vota, Edi Rama sipas saj do ta kishte çuar çështjen deri në Hagë.

Pjesë nga debati:

Nazarko: Çfarë e ka përcaktuar në këtë fazë veprimin tuaj politik? Unë mendoj apriori se të gjithë partitë politike blejnë dhe kanë vjedhur vota.

Kryemadhi: Jo nuk ka të gjithë! Na paska qenë LSI frenuesja e korrupsionit. Rama është një mjeshtër i përpunimit të informacionit. Një i LSI Po të kishte blerë edhe një votë, Edi Rama do ta kishte çuar deri në Hagë.