MENU
klinika

“Fatkeqësisht e vërtetë”

Ndahet nga jeta rokeri i famshëm

26.02.2019 - 14:56

Është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë Mark Hollis, lideri i grupit Talk Talk, në moshën 64-vjeçare.

Lajmi i hidhur është konfirmuar edhe nga ish-menaxheri i tij, Keith Aspden, i cili tha: “Fatkeqësisht është e vërtetë. Mark vdiq pas një sëmundje nga e cila nuk u shërua dot”.

Grupi në të cilin ishte pjesë Hollis arriti kulmin e tij me hite të tilla “It’s My Life” dhe “Such a Shame”. Albumi i tij i fundit solo u titullua thjesht “Mark Hollis”.

Teksa foli për BBC, ish-menaxheri i rokerit u shpreh se ende nuk mund ta besonte se ish-kolegu i tij ishte ndarë nga jeta.