MENU
klinika

Befason Era

“Ndahu nga e dashura jote, jam e mërzitur”

12.02.2019 - 19:10

Projekti i fundit muzikor i këngëtares së famshme Ariana Grande ka frymëzuar edhe shqiptaren Era Istrefi, e cila duket se me anë të tij ka dashur t’i japë një mesazh virtual një personi.

Në disa fotografi ku duket shumë seksi duke pozuar me këpucët e reja të firmës luksoze “Christian Louboutin”, ajo shkruajti: “Ndahu nga e dashura jote, jam e mërzitur”.

Julian Perretta, Era Istrefi

Nuk dihet nëse Era e ka për një person konkret apo e ka përdorur si një përshkrim se i pëlqen kënga.

Era Istrefi nominohet për çmimin e rëndësishëm

Lidhja e fundit publike e këngëtares ishte me Faton Shoshin, ish-menaxherin e saj. Këto kohë po përflitet se ka nisur një romancë me Diplon, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar.