MENU
klinika

Detajet

Ndryshime në strukturat e PS Shkodër, kush është drejtuesi i ri?

15.02.2019 - 09:39

Ndryshime të reja janë bërë në rradhët e Partisë Socialiste në Shkodër.

Kohë më parë kreu i PS në këtë qark i paraqiti strukturave drejtuese të Tiranës dorëheqjen.

Dorëheqja e Arvid Osjas është pranuar, kështu ai nuk do të jetë më kryetar në detyrë i PS në Shkodër.

Në vend të Osjes, kryetari i Partisë Socialiste do të jetë Edmond Emini.

Emini është drejtues i shtëpisë së moshuarve në Shkodër.

Pritet që brenda këtyre ditëve të bëhet zyrtarizimi i drejtuesit të ri Edmond Emini.

Ndërkohë mësohet se Osja do të jetë pjesë e projekteve të tjera më të mëdha në PS.