MENU
klinika

Përfaqësuesi i SHBA: Mbështesim dialogun

Kufijtë/ Ambasadori gjerman në OKB: Ide të rrezikshme!

08.02.2019 - 14:13

Ambasadori gjerman në OKB, Christoph Heusgen gjate fjales se mbajtur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ka thënë se ndryshimet e kufijve në Ballkan, janë ide të rrezikshme.

Duke folur për zgjidhjen finale mes dy shteteve, Heusgen tha se marrëveshja finale nuk duhet të përfshijë kufijtë në Ballkan.

“Asnjë marrëveshje në Bruksel nuk flet për ndryshimin e kufijve, ne në Gjermani mendojmë se këto ide nuk i kontribuojnë zgjidhjes. Këto përpjekje janë të rrezikshme dhe e destabilizojnë rajonin”, ka thënë ambasadori gjerman në OKB, transmeton Telegrafi.

Ai ka kritikuar shtetin serb për lobimin kundër Kosovës, duke thënë se në këtë formë po tregojnë se nuk e duan anëtarësimin në BE.

Nderkohe qe përfaqësuesi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, David Pressman, ka kërkuar që Kosova të heq apo pezulloje taksën.

Ai ka thënë se “SHBA-të mbështesin dialogun, por që sipas tij, Kosova duhet ta heq apo pezullojë taksën e vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjës në mënyrë që ky dialog të mos bllokohet, transmeton Telegrafi.

“Për të bërë hapa përpara, për Kosovën nënkupton heqja apo pezullimin e tarifave dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, për të siguruar një të ardhme për një prosperitet dhe perspektivë evropiane”, ka thënë Pressman.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi