MENU
klinika

Autoriteti i Konkurrencës

Në 2018 bizneset paguan 2 mln euro gjoba, arsyeja

21.02.2019 - 14:07

Sipas raportimit të Autoritetit të Konkurrencës në Kuvend, bëhet me dije se tetë biznese kanë paguar rreth 2.1 milionë euro gjoba për 2018.

Kjo pasi sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti i Konkurrencës, kanë deformuar konkurrencën.

Gjithashtu sipas këtyre të dhënave, vetëm gjatë 2018 vlera e gjobave të paguara ishte rreth 270 milionë lekë.

Autoriteti i Konkurrencës raportoi në Kuvend se përgjatë 2018 janë ekzekutuar 5 vendime të rëndësishme si më poshtë:

1. Është ekzekutuar gjoba e vendosur ndaj AMC SHA, me vendimin nr. 59, datë 09.11.2007 “Vendosje gjobe ndaj AMC Sha dhe Vodafone Sha”, për të cilin është lëshuar Urdhri i Ekzekutimit nga Gjykata Vlera e Ekzekutuar është 211,522,000 lekë;

2. Është ekzekutuar në mënyrë vullnetare gjoba e vendosur me vendimin nr. 504, datë 29.03.2018 “Mbi përftimin e kontrollit të shoqërisë Valtelina SHPK nga shoqëria ALBERK SHPK”. Vlera e gjobës së vendosur dhe së ekzekutuar është në shumën 971,200 lekë.

3. Është ekzekutuar në mënyrë vullnetare gjoba e vendosur me vendimin nr.528, datë 25.06.2018 “Mbi autorizimin e përqendrimit të realizuar nëpërmjet shitjes dhe transferimit të kuotës prej 89% të aksioneve të Autovizion SHA tek Bolv Oil SHA”. Vlera e gjobës së vendosur dhe së ekzekutuar është në shumën 500,000 lekë.

4. Është ekzekutuar gjoba e vendosur me vendim nr. 535, datë 17.07.2018 “Për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve “Tea-D” SHPK dhe “A.E.K & CO” SHPK për marrëveshje të ndaluar në tregun e prokurimeve publike”. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka lëshuar Urdhrin e Ekzekutimit. Gjoba e ekzekutuar është në shumën 100,000 (një qind mijë) lekë për secilën ndërmarrje.

5. Është ekzekutuar gjoba e vendosur me vendimin nr.562, datë 15.10.2018 “Për vendosje gjobe dhe detyrime ndaj ndërmarrjes “SGS Automotive Albania” SHPK në tregun e shërbimit të kontrollit teknik të detyrueshëm të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove të tyre në Republikën e Shqipërisë dhe dhënien e disa rekomandimeve”. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka lëshuar Urdhrin e Ekzekutimit. Shuma e gjobës së ekzekutuar është 51,091,005 lekë.

6. Është ekzekutuar gjoba e vendosur me vendimin nr. 495, datë 08.02.2018 “Për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve “Vodafone Albania” SHA dhe “Telekom Albania” për mospërmbushjen e detyrimit të vendosur nga KK në vendimin nr. 475, datë 21.09.2017”. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka lëshuar Urdhrin e Ekzekutimit. Gjoba e vendosur ndaj Vodafone është në shumën prej 3,011,173 lekë dhe gjoba e vendosur ndaj Telecom ne shumën prej 1,779,108 lekë.

BSH: Vrulli i shtrenjtimeve ka ndalur

Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

328 mln euro të ardhura më shumë se shpenzimet

Paketë e re mbështetjeje për shtresat në nevojë?

Një problem shqetësues po shfaqet në gjithë Europën)

Korrupsioni, Kosova shumë më mirë se Serbia dhe Shqipëria