MENU
klinika

“The Voice”

Në Francë mahniten nga zëri i shqiptarit

20.02.2019 - 18:28

Ndoshta në fusha të tjera e kanë të vështirë të bëjnë karrierë jashtë vendit, por në muzikë shqiptarët prej vitesh janë duke shkëlqyer.

I fundit është djali i talentuar Gjon Muharremaj, i cili magjepsi jurinë e “The Voice” në Francë me performancën e tij në këtë spektakël.

Tetë vite më parë, Gjoni, i cili ka lindur në Francë, por është djalë i dy prindërve shqiptarë, babai nga Kosova dhe nëna e tij nga Tirana, mori pjesë në “Albania’s Got Talent”, ku këndonte një prej baladave më të dashura franceze të Lara Fabian, “Je t’aime”.

“Për mua “Albania’s Got Talents” ishte një eksperiencë shumë e veçantë dhe e bukur. Më pëlqeu shumë të takoja publikun shqiptar, andej nga është edhe origjina ime. Edhe pse më pëlqeu shumë, mendoj se isha shumë i vogël për ta jetuar eksperiencën plotësisht sepse tani që jam në “The Voice France”, e kuptoj se çfarë po më ndodh. “The Voice France” për mua është një eksperiencë e re pasi edhe pse kam bërë televizion kur isha fëmijë, nuk është e njëjta gjë pasi tani e kam një koncept dhe e di ku do të shkoj dhe se çfarë muzike dua të bëj. Muzika që unë krijoj, dëshiroj të pëlqehet si në Francë, Zvicër, Shqipëri dhe Kosovë”, është shprehur ai së fundmi.