01.02.2019 - 15:00
Një 55-vjeçar i shpallur në kërkim prej 4 vitesh, është arrestuar në Lezhë.
Ai akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike, pasi në gusht të 2015 në parcelat të cilat ishin pronë e ti u gjetën të kultivuara bimë narkotike.
Në pranga u vu Kol Rregji, 55 vjeç, banues në Mirditë.
“Ky shtetas është dënuar me 4 vite burg nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Shkodër me vendim të datës 11 Prill 2018, për vepren penale ” Kultivim i bimëve narkotike”, sqaron policia në njoftimin zyrtar