Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Kujtojmë se një javë më parë, Komisioni e shtyu dhënien e vendimit për Prelën, duke njoftuar se për “shkaqe të arsyeshme”, vendimi do të jepej në një datë tjetër.
“Pas një denoncimi publik, trupi gjykues ka njoftuar shtyrjen e seancës, duke konsideruar të nevojshëm verifikimin e këtij denoncimi nëse kishte elemente për rihapjen e hetimit. Verifikimet çuan në përfundimin se deri më tani nuk ka indicie të nevojshme për të çuar në rihapjen e hetimeve.
Trupi gjykues pasi shqyrtoi dokumentacionin, zhvilloi një procedurë të thellë hetimi për tre kritere, dëgjoi subjektin e rivlerësimit. Në përfundim, vendosëm konfirmimin në detyrë për Donika Prela”, thuhej në vendimin e KPK.