MENU
klinika

Deklarata

Nëna dhe foshnja vdesin nga AH1N1, reagon ISHP

28.02.2019 - 10:30

Në lidhje me vdekjen e 36-vjeçares dhe njërës nga foshnjet e saj në Sanatorium nga AH1N1 ka ardhur edhe reagimi i Institutit të Shëndetit Publik.

Silva Bino, shefe e departamentit të efektivit është shprehur se gratë shtatzëna janë më të ekspozuara ndaj gripit.

Ajo gjithashtu u bëri thirrje grave shtatzëna dhe grupeve të rriskut ndaj gripit të vaksinohen.

“Ajo ishte vetëm 36 vjeç, shtatezane dhe humbi jetën bashkë me një nga binjakët e porsalindur . Mjekë gjinekologe, mjekë, infermiere, gratë shtatëzana përfshihen në grupet e riskut nga gripi.

Ju lutem vaksinohuni për të mbrojtur veten, për të mbrojtur bebin. Gripi pavarësisht që nuk ka rritje mbetet shqetësim, prandaj vaksinohuni.

Fruthi vazhdon të qarkullojë në vend dhe kush ka vonuar vaksinimin e fëmijës së tij apo nuk është vaksinuar të vaksinohet . Fruthi nuk kursen askënd dhe nuk ka moshë”, ka thënë Silva Bino.