MENU
klinika

Tubimi

Nënkryetarja e Bashkisë Lezhë në polici

19.02.2019 - 14:44

Në policinë e Lezhës, procedohen dhe shoqërohen rreth 11 persona, për tubim të paligjshëm dhe bllokim rruge.

Pas protestës së zhvilluar sot në Lezhë ku dhjetëra qytetarë i prenë rrugën kryeministrit Edi Rama që do shkonte në Pukë, policia ka shoqëruar 11 protestues, ndaj të cilëve ka nisur dhe procedimi penal.

Ndër të shoqëruarit në komisariatin e policisë së Lezhës është edhe Nënkryetarja e Bashkisë Lezhë Alfrida Marku.