MENU
klinika

Aktiviteti 3-ditor

Nesër, Samiti i dytë i Diasporës

27.02.2019 - 21:53

Samiti i dytë i Diasporës do të çelë punimet e tij ditën e nesërme dhe do të zgjasë 3 ditë.

Megjithëse është cilësuar si bashkues i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe përveç kostos së lartë të organizimit të tij, ky samit nuk prodhoi asgjë në mbledhjen e parë para 2 vitesh. Samiti i dytë i Diasporës, do të mbahet këtë të enjte me organizimin e qeverisë shqiptare.  Aktiviteti 3 ditor i samitit të dytë të diasporës do të kushtojë rreth 670 milionë lekë të vjetra.

Pas 1 viti pushim, ky samit do të çelë punimet e tij me ceremoninë e pritjes të enjten në orën 7 pasdite për të vijuar më 1 mars me axhendën e përcaktuar. Në program janë parashikuar një sesion plenar kuvendues i Diasporës me autoritetet zyrtare vendase dhe më pas pjesëmarrësit do të ndahen në panele ku do të diskutojnë mbi tema si e drejta e votës për emigrantët, zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm dhe identiteti shqiptar.

Përfaqësuesit e Diasporës do të zhvillojnë dhe një vizitë në Lezhë në përvjetorin e 575 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.