MENU
klinika

Zgjidhja

Nga se shkaktohet anemia dhe si kurohet ajo?

04.02.2019 - 13:53

Anemia vjen nga gjakderdhjet e ndryshme, gjatë plagosjeve, gjakderdhjeve të stomakut, mushkërisë, zorrëve, mitrës, majasëllit, nga mosmarrja e vitaminave nga organizmi, nga sëmundjet e veshkave, të zemrës, ciarroza e mëlçisë së zezë.

Anemi të japin edhe Tiroidet. Anemia me pak fjalë është ajo sëmundje që pakëson rruazat e kuqe të gjakut dhe ul përqindjen e hemoglobinës.

Sipas zbulimit të fundit, del në pah që i vetmi produkt blektoral, mëlçia e zezë e viçit, përmban 886 kalori Hekur (Fe) dhe ndihmon në përmirësimin e anemisë dhe rritjen e rruazave të kuqe të gjakut.

Me përdorimin e mëlçisë së zezë, do të shikoni se brenda 2 muajsh do të keni ndryshime të mëdha në analizat që do të bëni.

Pra të konsumoni nga 2 copa mëlçi të zezë viçi, të skuqura 2 herë në ditë. Kjo kurë vlen sa për 6 muaj mjekime me ilaçe të tjera.

Hithra është një bimë që ndihmon për aneminë, që I jep një përmirësim të dukshëm, duke përdorur çajin e saj për disa kohë. Merrni një grusht hithër të njomë ose të tharë, zihet në 1 litër ujë për 10-15 min, pastaj kullohet dhe pihet 3 herë nga 1 gotë para buke, e ëmbëlsuar me mjaltë.

Edhe molla është një frut ndihmës për aneminë. Konsumoni 1-3 kokrra mollë në ditë për 2 muaj rresht.

Një ndikim pozitiv japin edhe sallatrat jeshile si: spinaqi, brokoli, lulelakra, karota, panxhari etj. Duke konsumuar këto sallatra për disa javë apo muaj, pacienti e ndihmon veten shumë në anemi, sepse këto i japin forcë, energji, rezistencë, imunitet dhe kalori.

Këto ndihmojnë edhe në shumë sëmundje të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Anemia e inflamacionit kronik

Cila është proteina që shkakton anemi?