MENU
klinika

Dua Lipa

Nga triumfi historik te mesazhi frymëzues

11.02.2019 - 20:15

“Për këdo që ende nuk e ka kuptuar se sa e veçantë është të kesh një histori ndryshe, një emër që nderon rrënjët e tua, vetëm sepse do të jetë normal. Duhet të dini se nuk ka rëndësi se nga vjen, apo në çfarë besoni. Mos lejoni që asgjë të bëhet pengesë në rrugën drejt realizimit të ëndrrave sepse e meritoni. Unë jam prova se mund të bëni gjithçka që doni, mjafton që të punoni fort”.

Kjo ishte një pjesë nga fjala e mbajtur nga këngëtarja e talentuar shqiptare, Dua Lipa, e cila kapi majat e muzikës botërore mbrëmjen e së dielës kur rrëmbeu dy çmime Grammy.

Ajo u shpall fituese në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike”, për “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo. Gjithashtu triumfoi edhe në një ndër kategoritë më të mira të ceremonisë, “Artisti i ri më i mirë”.

Por me mesazhin e dhënë, Dua tregoi se është një vajzë me vlera të jashtëzakonshme e për t’u marrë shembull nga të rinjtë.

"Kishte edhe përdhunime aty brenda"

Elsa Lila rrëfen periudhën e vështirë në burg

Detaji që nxori zbuluar gjininë e bebit

Aktori i njohur bëhet baba për herë të parë

"Kam frikë të hap televizorin se më del ti duke qarë"

Arbër Hajdari ia thotë “troç” Romeos: Po viktimizohesh!

Partnerja e Ryan Gosling prej vitit 2011

Eva Mendes tregon përse hoqi dorë nga aktrimi