MENU
klinika

VIDEO-SKANDALI

Ngacmoi seksualisht 15-vjeçaren? Flet për herë të parë polici

28.02.2019 - 12:57

Pak kohë më parë ai u akuzua për ngacmim seksual ndaj një të miture 15-vjeçare, akuzë për të cilën u publikua dhe një video intime.

Sot polici Berhan Bajrakurti ka thyer heshtjen dhe ka dal në studion televizive të emisionit “Me zemër të hapur”.

Bajrakurti hedh poshtë të gjitha akuzat e lëshuara ndaj tij, si edhe zbulon sipas tij të vërtetën e kësaj ngjarjeje.

Si ratë ju në kontakt me videon, nga kush e mësuat video-skandalin?

Së pari dua të bëj një falënderim nga zemra për ju si gazetarë që ishit të parat që dolët krah. Zgjodha për të folur këtu. Jam i shokuar totalisht megjithëse në kushte jo komode dua të bëj një mesazh. Në radhë të parë dua t’i kërkoj falje familjes ime për momentet aspak, tepër tronditëse që ndodhën mbi familjen time padrejtësisht. I kërkoj falje komisariatit të policisë Shkodër dhe Malësisë së Madhe. I kërkoj falje farefisit tim për situatat skandaloze që iniciuan të pabesët. I kërkoj falje gjithë Malësisë së Madhe se ne si trevë s’i kemi zakon këto gjëra. Janë shokuar dhe ata. Mua më vranë e më kryqëzuan për së gjalli. Do ju falënderoj dhe ju përzemërsisht. Po flas me zemër të hapur. kam besim tek drejtësia dhe do ia lë drejtësisë.

Si u njoftuat për ekzistencën e videos?

Në momentin që kam hyrë në zyrën e drejtorit të policisë së Shkodrës. Vetëm kaq i kam thënë po qe se është kjo e vërtetë unë 100 vite burg ia kam dhënë dënimin vetes.

Akuzohesha se kisha ngacmuar një minorene dhe bashkë me nënën e saj i kisha marrë në makinë. Se ajo kishte dashur të denonconte dhe nuk e kisha lejuar. Jam shokuar totalisht.

I hidhni poshtë?

Nuk bëhet fjalë. Nëse këto janë të vërteta unë e dua dënimin me 100 vite burg. Vetëm të dalë nëna e saj e baba e të thonë që unë e kam ngacmuar, unë ia kam dhënë dënimin vetes.

Si ra në dorën e medias?

Nuk e di.

Është përfolur edhe për mënyrën se si kolegët ju kanë shoqëruar?

Ishte shumë shokuese. Nuk iu vë faj. Ishte e jashtëzakonshme.

Të kanë besuar?

Nuk më ka besuar askush. As vëllai që kam këtu. Kam telefonuar gruan dhe i kam thënë që mbaj fëmijët se unë do shkoj të përballem. Ka ndodhur diçka e rëndë dhe unë do përballem.

Je babai i tre vajzave dhe një djali. Sa të ka mbështetur e besuar familja?

Dasht’ Zoti mbështetja e familjes sime që jam këtu. Gruaja më ka ardhur dy herë në Shkodër dhe një herë në Lezhë. Ajo e ka mbajtur barrën kryesore. E falënderoj nga zemra.