MENU
klinika

Reagon ministri

Ngjarjet në kuvend/ Lleshaj: Turp dhe dëshpërim

14.02.2019 - 15:23

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas incidentit të ndodhur sot në seancën plenare ku kryeministri Edi Rama u njollos me bojë nga deputeti demokrat, Edi Paloka.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Lleshaj e cilëson të turpshme dhe një përpjekje të opozitës për të njollosur solemnitetin atlantik, duke e krahasuar incidentin me skenat që krijoi Gruevski në Kuvendin Maqedonas.

Postimi i plotë i Lleshajt:

“Maqedonia e Veriut në NATO është interes edhe i Shqipërisë. Përpjekja e opozitës për të njollosur solemnitetin atlantik të një vendimi në Kuvend, është turp dhe dëshpërim.
Përpjekja e sotme ishte shumë e ngjashme me ato skena që krijoi Gruevski në Kuvendin e FYROM në prill të 2017 në bashkëpunim të ngushtë me kumbarët antiatlantikë nga Lindja.
Asgjë nuk e ndalon vullnetin e njerëzve të lirë të Ballkanit për t’u bashkuar në NATO dhe BE. Urime për Maqedoninë e Veriut! “ shkruan ministri.