Menu

Detajet

Ngrihet zyrtarisht në Shkup flamuri i NATO-s

12.02.2019 - 14:01

Ditën e sotme në orën 11:00 është ngritur zyrtarisht gjatë një ceremonie solemne flamuri i NATO-s, para objektit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Me rastin e këtij eventi, kryeministri Zoran Zaev ka mbajtur një fjalim. Mbishkrimi “Qeveria e Republikës së Maqedonisë” është mënjanuar nga objekti i qeverisë.

Ky vendim është marrë me qëllim që të shtohet edhe pjesa “E Veriut” në mënyrë që të përshtaten me emrin e ri kushtetues të shtetit.

Pas Qeverisë pritet që të ndërrohet edhe tabela e Kuvendit, ministrive dhe institucioneve tjera shtetërore.