MENU
klinika

Takimi në Lezhë

Nikolla zbulon bisedën me kryebashkiakun: “Ç’ke dashur aq larg”

12.02.2019 - 17:42

Ish-ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Lindita Nikolla ishte e pranishme gjatë një takimi me banorët e Lezhës.

Nikolla zbuloi edhe një bisedë telefonike që kishte pasur gjatë sezonit të verës, me kryetarin e kësaj bashkie.

Ish-ministrja tha se telefonoi kreun e Bashkisë Lezhë për t’i treguar rreth papastërtive në plazhin e ‘Ranës së Hedhun’, por përgjigjia e tij e kishte habitur.

“I them kryetarit të Bashkisë se jam te ‘Rana e Hedhun’ dhe ka shumë papastërti. Prita të më thoshte po menjëherë, por më tha çfarë ke dashur aq larg o zonjë.” u shpreh Nikolla.

Më tej ajo u shpreh se qeveria ka dëshirë për të bërë ndryshime në këtë qytet, ndaj qytetarët duhet t’i besojnë votën zgjedhjet e ardhshme.

“Vota këtu në Lezhë do jetë kuqezi se duam të tranformojmë edhe më shumë Lezhën, se duam edhe më shumë kulturën. Gjithë fjala për t’ju nisur drejt Ramës ishte unë e kam një plan. Lezhjanët janë të mençur e dinë ku është e vërteta ku është puna”, theksoi Nikolla.