MENU
klinika

FOTO

Protesta/ Basha ka një mesazh: Beteja që kemi nisur do të…

27.02.2019 - 09:33

Një ditë pas protestës para Parlamentit ka ardhur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë me një mesazh.

“Beteja e nisur për një Shqipëri si gjithë Europa është pa kthim”, kështu shkruan Basha teksa poston një galeri fotosh nga protesta e djeshme.

Kryedemokrati shkruan se beteja e nisur prej tyre do të finalizohet vetëm me shporrjen e qeverisë, ashtu sikurse e cilëson si.

Mesazhi i Bashës:

Beteja që kemi nisur për një Shqipëri si gjithë Europa është pa kthim! Kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e kësaj qeverie të krimit dhe me triumfin e shqiptarëve!


Udhëtimi ynë drejt Europës është i dhimbshëm dhe kalon përmes sakrificash, por ky udhëtim është shpëtimi ynë, është çlirimi nga e keqja që i ka zënë frymën shoqërisë, është rruga e sigurtë drejt mirëqënies për njerëzit!