MENU
klinika

Devijimi i ujit

Një HEC i ri në Kolonjë, banorët kundër projektit

14.02.2019 - 15:54

Mania e ndërtimit të HEC-eve prek edhe banorët e fshatit Kolonjë në njësinë administrative Cepo në Gjirokastër. Heci i ri planifikohej të ndërtohet mbi përroin e Rehovës, degë e lumit të Kardhiqit.

Banorët e 130 familjeve të Kolonjës, që kundërshtojnë këtë ndërtim, pohojnë se ngritja e këtij HEC-i do të shkaktojë devijimin e një sasie të madhe të ujit të pijshëm dhe atij për vaditje.

Kompania ETT Group Auto.shpk ka marrë në maj të vitit 2017 një miratim paraprak prej Ministrisë së Energjitikës për vazhdimin e proceduarave për HEC Kolonja me kapacitet të instaluar 700kW.

Kompania u autorizua të studiojë dhe vlerësojë terrenin para investimit dhe në 2018 ajo u përjashtua nga kriteri për VNM të thelluar duke përshpejtuar në këtë mënyrë hapat për fillimin e ndërtimit të HEC Kolonja.

kolonje-konica.al

Sipas banorëve që i kanë kërkuar bashkisë së Gjirokastrës të mos e mbështesë këtë projekt, kompania pretendon se ka realizuar edhe dëgjesën publike, megjithëse nuk është thirrur asnjë takim publik në terren dhe shumë proceduara janë kryer në fshehtësi dhe pa transparencë publike.

Zamira Rami kryetare e Bashkisë së Gjirokastrës thotë se janë larg se një javë më parë, bashkisë i është kërkuar të japë vlerësimin zyrtar mbi efektet në mjedis dhe sipërfaqet që do të shpronësohen prej kësaj vepre, por kjo përgjigje është pezulluar pas urdhrit të Ministrisë së Energjitikës sipas të cilit pezullohen për t’u rishqyrtuar të gjitha projektet që kanë të bëjnë me HEC-e, projektet e të cilëve nuk kanë filluar të implementohen.

Pavarësisht pezullimit të këtij vendimi për HEC Kolonja, banorët e zonës kanë paralajmëruar për protesta në kundërshtim të kësaj vendimmarrjeje.

Dyfishim i vizitorëve në atraksionet gjatë gjithë vitit

“Travel and Tour World”: Bumi turistik i Përmetit!

Do hetohen shkaqet që sollën situatën problematike

KLSH nis auditim pas përmbytjeve në Vlorë

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Sarandë

Si në filma, 65-vjeçari goditet për vdekje me shishe në fytyrë