MENU
klinika

Shkodrania në Harvard

Një sukses shqiptar në SHBA: Shkenca, thirrje brenda vetes

22.02.2019 - 12:52

Janë të shumtë, shqiptarët e suksesshsëm në mbarë botën, për sa i përket arritjeve në shkencë, apo art dhe letërsi.

Ersida Buraniqi, një vajzë nga Shkodra, diplomuar për mjekësi në Harvard, renditet në radhët e studiuesve shkencorë në klinikën “Mayo”, në Boston, SHBA. Buranaqi, rezulton të jetë një ndër gratë më të suksesshme në SHBA .

Më kujtohet fëmijëria në Shqipëri dhe kurioziteti i madh për të panjohurat. Kam përshtypjen, se shkenca është një lloj thirrjeje brenda vetes, për më shumë hulumtime dhe kërkime mbi kujdesin shëndetësor- shpjegon shkencëtarja shqiptare, Buranaqi.

Puna ime shkencore është e fokusuar në monitorimin e elektroencefalogramit (EEG) pranë Njësisë së Kujdesit Intensiv dhe sistemet e përparuara të ndjekjes dhe paralajmërimit të sëmundjes së epilepsisë te fëmijët.

Ne kemi si qëllim mbrojtjen e pacientëve të sëmurë nga epilepsia, duke vlerësuar rrezikun e vdekjes së papritur, duke zhvilluar sisteme të reja për zbulimin e faktorëve të riskut.

Kësisioj, përpiqem të jem sa më pranë zhvillimeve të reja akademike dhe atyre kërkimore-shkencore, për mirërritjen dhe shëndetin e fëmijëve në mbarë botën, si një detyrë e rëndësisshme humane, mbi të gjitha.