MENU
klinika

Për herë të dytë

Ballsh/ Nuk mbylli lojërat e fatit, procedohet pronari

12.02.2019 - 15:44

Policia e Mallakastrës ka proceduar penalisht për herë të dytë një 26 vjeçar banues në Ballsh, pasi nuk kishte mbyllur lojërat e fatit.

Pronari Kastriot Mucaj është denoncuar nga qytetarët dhe akuzohet për “Organizim të lojërave të palejuara dhe vënia në dispozicion e lokalit për lojëra të palejuara”.

Njoftimi nga policia:

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u procedua penalisht për herë të dytë për të njëjtën vepër penale pronari i subjektit, shtetasi K.M, 26 vjeç, banues në Ballsh

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi në subjektin e tij u konstatua një tavolinë pokeri, chipsa dhe një pako letra bixhozi.

Materialet në ngarkim të tij u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara”, “Organizimi i lojrave të pa lejuara dhe vënia në dispozicion të lokalit për lojra të palejuara”.

Kontrollet do të vijojnë në gjithë Qarkun Fier kundër aktivitetit të lojërave të fatit .Policia e Shtetit falenderon qytetarët dhe fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Dixhital’, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier