MENU
klinika

Deklarata

Operacioni Italo-Shqiptar/ Lleshaj: Bashkëpunim për zhdukjen e krimit

12.02.2019 - 15:48

Pas goditjes së katër grupeve kriminale që solli arrestimin e 27 personave në bashkëpunim me Italinë, ka ardhur reagimi i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Kreu i Ministrisë së Brendshme shkruan mes tjerash se operacioni për shkatërrimin e grupeve të strukturuara kriminale është një tregues se Italia dhe Shqipëria do të çmontojnë me “themel” raste të tilla.

Arrestimi i 27 trafikantëve, mes tyre 21 shqiptarë, erdhi pas dy vitesh hetime intensive.

“Një tjetër goditje e rëndësishme për krimin e organizuar ndërmjet Shqipërisë e Italisë.Finalizimi i operacionit të përbashkët mes policive të të dy vendeve, një provë tjetër e qartë e vullnetit dhe e kapaciteteve për çmontimin e krimit të organizuar.

Operacioni vazhdon…???‍♂??”, shkruan Lleshaj.

Përmes një video konference, edhe prokurori i antimafias italiane, De Raho pohoi se këto grupe kriminale bazën e kishin në Lecce dhe sasinë e drogës e shpërndanin në vendet europiane.