MENU
klinika

Kriza politike

Opozita djeg mandatet, diplomatët e BE dhe SHBA në zyrën e Ramës

18.02.2019 - 17:07

Në një situatë të tensionuar politike, kur opozita ka vendosur të djegë mandatet, dy përfaqësuesit, ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe zv/ambasadorja amerikane Leyla Moses-Ones kanë mbërritur në kryeministri.

Dy diplomatët po zhvillojnë një takim me kryeministrin e vendit Edi Rama. Temë e diskutimit mendohet të jetë pikërisht situata politike e krijuar në vend, pas protestës së 16 shkurtit.

Pak minuta para këtij takimi, kryedemokrati Basha mori edhe mbështetjen e aleatëve të tij, të cilët vendosën unanimisht për djegien e mandateve. E vetmja që nuk është shprehur publikisht është kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Ajo deklaroi sot pas takimit me kryedemokratin Basha se do të shprehej përfundimisht pasi të mblidhte grupin parlamentar të LSI-së.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës