MENU
klinika

Nisma e opozitës së bashkuar

Opozita djeg mandatet/ Letra që i mbështet nga SHBA

20.02.2019 - 17:05

Tre ditë më parë, Partia Demokratike, aleatët e saj si dhe Lëvizja Socialiste për Integrim njoftuan për djegien e mandateve të deputetëve.

Ky vendim erdhi menjëherë pas protestës së të shtunës, e cila nuk kaloi pa kritika edhe nga ndërkombëtarët, pasi sipas tyre, qytetarët përdorën dhunë ndaj institucionit të kryeministrisë.

Por kjo nismë e opozitës së bashkuar nuk ka kaluar vetëm me kritika. Gjatë ditës së sotme një zë mbështetës ndaj tyre vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

letra-konica.al

Bëhet fjalë për Federatën Pan-shqiptare Vatra në Michigan, e cila përmes një deklarate që mban datën e sotme shpreh mbështetjen për opozitën e bashkuar për djegien e mandateve dhe krijimin e një qeveria tranzitore, ashtu siç synojnë të gjithë aktorët opozitarë në vend.

Duke listuar një sërë problemesh që shqetësojnë jetën e shqiptarëve, kjo federatë e quan të drejtë lëvizjen e opozitës.