MENU
klinika

Detajet

Opozita në protestë/ Kuvendi anulon seancën

20.02.2019 - 16:28

Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi ka njoftuar anulimin e seancës së nesërme të Parlamentit.

Ky vendimi vjen pas paralajmërimit të opozitës për një protestë tjetër, këtë here pranë Parlamentit. Në orën 17:00, kryeparlamentari Ruçi ka njoftuar një konferencë me gazetarë.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme, ambasadorët më të rëndësishëm në Tiranë janë angazhuar për të zgjidhur ngërçin e krijuar pas vendimit të opozitës për të lënë mandatet. Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian Luigi Soreca zhvilloi një takim kokë më kokë në selinë blu me kryetarin e PD Lulzim Basha, ku kërkoi dialog.

Në një deklaratë të shkurtër, Soreca tha se i bëri të qartë zotit Basha qëndrimin e Bashkimit Evropian.