MENU
klinika

Rrëfimi i pasagjerit

Panik në avionin Tiranë-Ancona, ulje emergjente në Rinas

24.02.2019 - 09:41

Një incident ka ndodhur në avionin e linjës ‘Blue Panorama’ që udhëtonte nga Tirana drejt Anconës.

Avioni ka bërë ulje të detyruar pak minuta pasi është nisur nga aeroporti i Rinasit “Nënë Tereza”.

Një pasagjer ka treguar se çfarë ka ndodhur. Ai është shprehur se nisja është bërë në orën 07:00 të mëngjesit dhe gjithçka dukej normale, por në një moment avioni është mbushur me tym dhe më pas është bërë ulja e detyruar.

“U ngritëm normalisht, ishim në det, sapo kishim kaluar Durrësit kur pamë tym të dilte nga avioni, kabina u mbush me tym. Ishte tmerr, kishte edhe fëmijë që nisën të qanin”, tregon pasagjeri që preferon të mbetet anonim.

Në ato momente paniku, pasagjeri thotë se nuk janë lejuar të përdorin telefonat për të filmuar dhe se avioni ka bërë disa manovra të rrezikshme para se të ulet.

“Kabina u mbush me tym kur na njoftuan që do ulemi në Rinas për shkak të defektit. Avioni bëri disa lëvizje shumë të rrezikshme, thamë se u rrëzuam. Është i gjithë faji i avionëve të vjetër që sjellin në Shqipëri si të ishim bota e tretë. Pilotët na e shpëtuan jetën, nuk e di se si mundën ta ulnin atë avion në gjendjen që ishte”,- tregon ndër të tjera pasagjeri.

Presidenti turk do të pritet nga Rama!

Erdogan viziton Tiranën! Zbardhen detajet

“Deputetët morën benefite nga Basha, po i shfrytëzojnë me Berishën’’

Qafoku: Secili në PD lufton për postin personal

"Bojkot nga drejtësia dhe shoqëria civile!"

BIRN: Vetmia e komisionit “Xhafaj”