01.02.2019 - 09:53
Një ngjarje e papritur ka zgjuar Lezhën mëngjesin e sotëm.
Godina e njësisë Admministrative në Blinisht është qëlluar me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës. Autorët ende nuk janë identifikuar si edhe nuk dihet motivi i sulmit me armë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet dhe autorët.
Nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.